Në aktin terrorist të Vjenës ku mbetën të vdekur katër qytetarë dhe u plagosën 22 të tjerë janë përfshirë edhe tre shqiptarë në role krejt të ndryshme nga njëri tjetri.
i pari është terrorristi nga Maqedonia, Kujtim Fejzullahi 20-vjeçari, që qëlloi në drejtim të civilëve, duke lënë të vdekur katër prej tyre. Gazeta Expres njofton se sipas raportimeve të mediave austriake, Fejzullahi me rrënjë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe pak para sulmit, u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.
Ai kishte qenë edhe në ruajtje nga të shërbimi sekret austriak, meqenëse ishte në mesin e 90 islamistëve që nuk u lejuan ngaautoritetet në synimin e tyre për të shkuar të luftojnë drejt Sirisë. Për pjesmarrjen në këtë organizatë terroriste, përmes së cilës synonte të udhëtonte dret Sirisë, me qëllimin për tu bashkuar me policinë terroriste të Shetit Islamik, Kujtim Fejzullahi ishte…